Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Musical Times (1926) / “Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri…”, udhëtimi i Paul Edmonds në Elbasan, njohja me Lef Nosin dhe transkriptimi i muzikës cigane

2024/11/26 at 10:47 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
The Musical Times (1926) / “Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri…”, udhëtimi i Paul Edmonds në Elbasan, njohja me Lef Nosin dhe transkriptimi i muzikës cigane

Nga Aurenc Bebja

Revista britanike “The Musical Times” ka botuar, me 1 maj 1926, në faqet n°407-408, një shkrim special mbi llojet e muzikës në Shqipëri transkriptuar asokohe nga Paul Edmonds.

Muzika në Shqipëri

Nga Paul Edmonds

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri : muzikë moderne të importuar, të luajtur nga një orkestër përpara shtëpisë së Presidentit në Tiranë dhe muzikën e vërtetë të vendit, që sot luhet dhe mbahet gjallë vetëm nga ciganët. Muzika e orkestrës ishte e stilit të zakonshëm popullor : xhaz amerikan (muzikantët ishin trajnuar në Shtetet e Bashkuara), Barcarolle nga “Contes d’Hoffman”, Kënga e Toreadorit, fragmente nga “Faust-i” e kështu me radhë. — e luajtur mirë, por pa frymëzim të madh. Muzika cigane, nga ana tjetër, ishte jashtëzakonisht stimuluese dhe në dëgjimin e parë u bëra i etur të mësoja, nëse ishte e mundur, diçka rreth saj. Por vetëm kur arrita në qytetin e lashtë mysliman të Elbasanit, në mes të Shqipërisë, ndodhi ky shans. Këtu njoha njëfarë Lef Nosin, një shqiptar i shkolluar që fliste anglisht dhe ai, kur i shpreha dëshirën për të ditur më shumë për muzikën e vendit, e bëri këtë me ndihmën e xhandarmërisë, duke ftuar disa vajza të reja cigane të vinin në “khan-in” ku qëndroja dhe të këndonin për mua, për të më dhënë kështu mundësinë që të transkriptoja disa melodi. Një mëngjes, ciganet mbërritën. Ishin katër prej tyre, dy vajza dhe dy gra të moshuara. Vajzat mbanin veshje tradicionale të kërcimtareve : një jelek të shkurtër kadifeje me ngjyrë të errët dhe pantallona turke (çitjane) aq të lirshme sa krinolinat më të gjera viktoriane do të dukeshin të dobëta. Për t’i bërë ato duhet të jenë përdorur metra e metra  copëzash, dhe akoma më shumë metra për palëzat e panumërta që shfaqeshin përmes pëlhurës së imët nga të cilat ishin bërë pantallonat. Kishin lidhur rreth kokës shami me ngjyra të ndezura dhe gërshetat e gjata të flokëve të zeza vareshin lirshëm. Këpucë të pastra, me majë dhe me taka të larta, dukeshin poshtë pantallonave të gjera. Dy vajzat, duke mbledhur palosjet e shumta të rrobave të tyre rreth tyre, u ulën në karrige, ndërsa gratë e moshuara u ulën në dysheme. Të gjitha kishin dajre të mëdha.

Pastaj, siç është zakon në Shqipëri, na ofruan cigare dhe filxhanë të vegjël me kafe të zezë, nga të cilat morëm të gjithë — vajzat cigane, xhandari, pronari i “khan-it”, zoti Lef Nosi dhe unë. Me përfundimin e këtyre ceremonive, filloi muzika. Duke u tundur butësisht nga njëra anë në tjetrën dhe duke rrahur në ritëm me gishtat e tyre në dajre, vajzat filluan të këndojnë. Mora letrën dhe lapsin, dhe u përpoqa të shkruaj melodinë, dhe pas shumë përsëritjesh, dola me transkriptimin e përafërt të mëposhtëm :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Kënga, më thanë, kishte të bënte me aventurat e një të riu nga Durrësi, të cilin vajzat cigane e fusnin në një dhomë dhe i kishin grabitur gjithçka që zotëronte. Kam frikë se nuk ishte një këngë sallonesh dhe nuk kërkova më shumë detaje as për këtë këngë, as për një këngë të dytë, melodia e së cilës, aq sa munda ta kuptoja, ishte si vijon :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Nga një melodi e tretë, e cila ishte jashtëzakonisht intriguese dhe që do të më pëlqente shumë ta transkriptoja në tërësinë e saj, munda të siguroja vetëm frazat fillestare, dhe këto, pothuajse përafërsisht; pas kësaj u bë shumë e ndërlikuar dhe tepër e përpunuar për aftësitë e mia të transkriptimit.

“Muzika jonë”, tha zoti Lef Nosi, “është shumë e vështirë”, dhe unë u pajtova me gjithë zemër me të.

Një faktor tjetër që e shtoi vështirësinë e transkriptimit ishte kompleksiteti i ritmeve të dajres dhe fakti që pjesa vokale, përkundrazi, ishte e butë dhe nuk shfaqte asnjë theks të spikatur apo rrahje me zë të lartë. Një ritëm i preferuar i dajres ishte ky :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Ritmet e tjera që kam dëgjuar shpesh në këtë rast dhe në të tjera ishin :

Pjesa zanore e shumicës së këngëve përfshinte përparime të papritura dhe kalime në shkallë, të cilat dukej se nuk i përkisnin asnjë çelësi të veçantë. Si pasojë nuk kishte asnjë tonalitet, siç e njohim ne, dhe mungesa e tij i dha muzikës një karakter dhe hijeshi të pamundur për t’u përshkruar. Shumë dëgjues perëndimorë pa dyshim do ta kategorizonin atë lirshëm si “muzikë orientale” dhe do ta hedhin poshtë si të parëndësishme, por kjo muzikë ka shumë më tepër sesa e kuptojnë këta njerëz, dhe ajo meriton të regjistrohet në shënimin (notacionin) perëndimor.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-musical-times-1926-zbulova-dy-lloje-muzike-ne-shqiperi-udhetimi-i-paul-edmonds-ne-elbasan-njohja-me-lef-nosin-dhe-transkriptimi-i-muzikes-cigane/

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Rama prezanton projektin turistik në Bulqizë: Të hedhin fjalën nga e majta, por therja e fjalës të vjen nga e djathta

Rama prezanton projektin turistik në Bulqizë: Të hedhin fjalën nga e majta, por therja e fjalës të vjen nga e djathta

“Rruga e Arbrit përdoret nga opozita për të fajësuar qeverinë”, Balluku nga Bulqiza: Bëmë realitet atë që ata nuk e bënë dot kurrë

“Rruga e Arbrit përdoret nga opozita për të fajësuar qeverinë”, Balluku nga Bulqiza: Bëmë realitet atë që ata nuk e bënë dot kurrë

Rama për opozitën: Ushqen njerëz me narrativa nxitëse urrejtjeje se ne nuk kemi bërë investime në veri 

Rama për opozitën: Ushqen njerëz me narrativa nxitëse urrejtjeje se ne nuk kemi bërë investime në veri 

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com