Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi feston 53-vjetorin e lindjes,Rama:Mos iu anko fatit,agimi do të vijë

2021/04/24 at 2:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Thaçi feston 53-vjetorin e lindjes,Rama:Mos iu anko fatit,agimi do të vijë

Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili sot feston 53-vjetorin e lindjes. Për shkak se ndodhet në Hagë i akuzuar për krime lufte, kjo ditëlindje për ish-Presidentin është ndryshe nga herët e tjera. Rama shkruan në urimin e tij se paska qenë e shkruar që ai dhe historia e Kosovës të jetë një, në vuajtje e në gëzime.


Më tej ai thotë se nuk e di sa do të zgjasë e gjithë situata ku ndodhet, por ajo çka Rama shpreson është se agimi do të vijë përsëri, për të e për Kosovën

“I dashur Hashim, nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt absurd ku je i detyruar të qëndrosh për Zoti e di se sa kohë ende! Por unë gjithësesi dua të ta uroj sot ditëlindjen, nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin tënd e bërë shakatë me jetën në telefon, po ama besomë, duke u ndjerë pranë teje më shumë se çdo herë më parë.

Eh, paska qenë e shkruar që ti dhe historia e Kosovës të jeni një, në vuajtje e në gëzime, një simbiozë e hatashme mes një njeriu që i përkushtohet vendit të vet, si një dashurie pa kushte dhe një vendi që e sprovon atë deri në ekstrem. 20 vite janë shumë fare për njeriun, po për historinë janë sa një ditë dhe përgjatë kësaj dite ti ke provuar lindjen në errësirë, fëmijërinë në agimin e mjegullt, rininë në paraditen e nxehtë përzier me erën e gjakut të shokëve, drekën plot hare e brohoritje fitimtarësh, burrërinë në pasditen e ecjes së gjatë nëpër Kosovë mes plagëve, halleve e shpresave dhe tash ndalesën pa kohë të muzgut – muzg i njëkohshëm me muzgun që në Kosovë i ngjan një agimi të rrejshëm. Dhe ja, simbioza me historinë e tokës tënde, ty të ka caktuar ta dëshmosh me mungesën tënde atë rrenë, teksa me praninë duhet të përballesh me malin e lartë me rrena që fati yt i shenjuar, ka vendosur përkohësisht mes teje dhe Kosovës tënde në këtë muzg të thellë.

Ti më ke treguar dikur se si numëroje yjet për të mos të të zënë gjumi prej rraskapitjes nëpër shtigjet e luftës, kur ishe një hije në kërkim prej armiqve të tu e të popullit tënd! E tani e marr me mend se yjet duhet t’i kërkosh me zor, nëpër tavanin e ulët që aq shumë i ngjan qiellit të Kosovës së sotme. Por duke ta njohur fortësinë e materialit me të cilin je gatuar, nuk e kam të pamundur të marr me mend durimin e pathyeshëm, me të cilin ti arrin ta mbash mbi vete atë tavan poshtërues, pa e përkulur trupin e imagjinatës tënde.

Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty e për Kosovën. E di vëlla e di, që vitet deri në agim janë minuta për historinë, po jo për jetën e njeriut të kyçur me pahirin e cinizmit njerëzor brenda katër mureve dhe mundohem ta marr me mend, se sa e rëndë është për ty pamundësia për të ecur edhe me këmbë, e jo veç me mendje nëpër rrugët e pyjet e Kosovës. Por s’ke kurrgjë çka bën, ti u rrite e u bëre burrë e babë, po askurrë s’e pate dot në dorë të jesh tjetërsend përveçse kukulla e fatit tënd të bërë njësh me Kosovën.

Kështu që ma fal nëse ky urim i imi, megjithë shpirt, që edhe 100 vjet t’i kesh me shëndet e me kë të do zemra, nuk është dot një urim i buzëqeshur, por pash Zotin e madh, mos iu anko fatit tënd e as mos kërko kot ta dish se si mund të ishte ndryshe, sepse sado cinike të të duket, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Kosova të buzëqeshë përsëri kur përsëri nata t’ia lerë vendin ditës së re!

Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar”, shkruan Rama.

 

Etiketa: ramathaci


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
“Shefi i Komisariatit më dhunoi”, Ministria e Brendshme reagon për rastin

"Shefi i Komisariatit më dhunoi", Ministria e Brendshme reagon për rastin

Denoncimi i qytetares, SHÇBA nis hetimet për shefin e Komisariatit Divjakë

“Hajde këtu se të… zhduke”, momenti i përplasjes në Divjakë

Karburant fermerëve 1 ditë para zgjedhjeve, PD në Vlorë kallëzon zyrtarin

Karburant fermerëve 1 ditë para zgjedhjeve, PD në Vlorë kallëzon zyrtarin
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}