Aktualitet

Karburant fermerëve 1 ditë para zgjedhjeve, PD në Vlorë kallëzon zyrtarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 24/04/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike e degës së Vlorës ka dorëzuar pranë Prokurorisë së këtij qyteti, kallëzimin penal për Agjencinë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, dhe konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Sipas Partisë Demokratike, Nezha ditën e sotme kur është heshtje zgjedhore, ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje” duke shpërndarë tollona karburanti te fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin./Opinion.al

Pas