Aktualitet

Zgjedhjet/ SHBA: Do monitorojmë votimin dhe numërimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 24/04/21 |
Opi Nion

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Facebook shkruan se nesër do të vazhdojë misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Më tej bën me dije do të monitorojë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”, shkruan ambasada.

Ditën e nesërme shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në katër vitet e ardhshme./Opinion.al

Pas