Aktualitet

“Shefi i Komisariatit më dhunoi”, Ministria e Brendshme reagon për rastin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 24/04/21 |
Opi Nion

Ministria e Brendshme ka reaguar pas pretendimit të banores nga Divjaka Elsa Bita, e cila thotë se drejtori i Policisë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Përmes një njoftimi në mediat sociale, Ministria e Brendshme sqaron se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Ministria e Brendshme njofton se në fund të hetimit, do të bëhen publike të gjitha masat që do të merren mbi rastin.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se: Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat. Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas