Sport

Teuta fiton me Bylisin dhe merr kreun, Partizani del me 1 pikë në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 08/05/21 |
Opi Nion

Teuta ka marr sërish kreun e kategorisë superiore, pas fitores 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”.

Pas golit të Albano Aleksit, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që një autogol i Bylisit në pjesën e dytë ka thelluar avantazhin e durrsakëve. Për Teutën kanë shënuar më pas Lorenzo Vila dhe Dejvi Bregu, ndërsa ndeshja u mbyll 4-0.

Ndërkohë pozicionimi i Teutës në vendin e parë, u ndihmua edhe nga barazimi i Partizanit në Korçë.

Të kuqtë shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Stenio Junior, por Alfred Mensah në fillim të pjesës së dytë arriti të ndëshkonte Partizanin dhe pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, secila prej tyre mundi të dalë nga fushë me vetëm 1 pikë./Opinion.al

Pas