TIRANE- Rreziku i sulmeve terroriste në Shqipëri ka vënë në alarm ambasadën e SHBA. Përmes një njoftimi në faqen e saj online, ambasada u bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në vendin tonë të bëjnë kujdes.
“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Qytetarët amerikanë duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e ambasadës amerikane.