Politikë

“Territorialja” dhe “Zgjedhorja”, Gjiknuri-opozitës: Negociojmë, por pa kushte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 30/09/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shprehet se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, por pa kushte.

Ndërkohë, mazhoranca kërkon votat e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut.

Së pari nuk jam emëruar, nuk kam autorizim zyrtar (nga PS) por në pozicionin që jam kam mbajtur qëndrimin zyrtar edhe në takimin me ODHIR, ne jemi gati të ulemi me opozitën. Nuk zhvillohen negociatat që secili të vijë me listën e tyre të dëshirave. Ne jemi gati, nëse kërkojnë. Psh dëgjova kryetarin e opozitës që tha shumë shpejt do paraqesim kërkesë për komision. E presim kërkesën nga PD, ne jemi gati të negociojmë. Elektoralja ka rekomandime për t’u adresuar. Mendoj që është normale që të iniciohet nga opozita, pasi tradita politike ka qenë, që është opozita që inicion kërkesën. Megjithatë ne jemi gati ta ngrejë mbi parimet e bipartizanizmit. Ne na duhen votat e atyre, atyre tonat. Reforma në drejtësi është përtej palëve nuk është ligj i karakterit politik. Shtyrjen nuk e kërkon shumica. Është një çështje që ka dalë për shkak të ecurisë së procesit që u mendua se do të ishte më e shkurtër” tha Gjiknuari në Abc News./Opinion.al

Si mendoni se do shkojë situata në PD:

Sondazh

 

Pas