-U tha në Opinion

Skenari më i keq i mundshëm për PD, Hasimja: Çështja mund të shkojë në gjyqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 30/09/21 |
el ida

Pedagogu Ermal Hasimja tha në emisionin “Opinion” se ka disa skenarë të mundshëm lidhur me mënyrën se si mund të zhvillohen ngjarjet në Partinë Demokratike.

Skenarëve të prezantuar në emision, Hasimja u shtoi edhe një mundësi tjetër. Pedagogu tha se mund të ndodhë që me mbledhjen e kuvendit, kryetari Basha të mos e njohë atë dhe çështja të zgjasë e të shkojë në gjyq.

“Ka një skenar, që mblidhet kuvendi, mund të mos njihet nga Basha dhe çështja të shkojë në aspektin juridik, me gjyqe. Ai do ishte skenari më i keq i mundshëm, sepse do të zgjaste me kohë. Ai që të jep shpresë është fakti që ka një lloj vorbulle kaotike në të cilën është përfshirë PD, ka shumë energji opozitare që e bënm të domosdoshme që të ketë një opozitë. Kjo opozitë mund të dali nga prishja e PD. Zakonisht këto kaoset, prishjet, shtyrjet kur ka gravitacion krijojnë diçka të re që është pozitive. Për sa kohë nuk shohim diçka në horizont mundësitë më të mëdha janë këto”, tha Hasimja./Opinion.al

Pas