Politikë

Tërmeti/ “Kush duhet të hyjë në burg”, Boçi: Deputeti i PS po zhduk provat


               Publikuar në : 13:29 - 03/12/19 |
Opi Nion

Ish-deputeti i Partisë Demokratike,Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boçi shprehet se ndodhej në Durrës së bashku me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu për të inspektuar dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

Ndërkohë, Boçi shprehet  në reagimin e tij se në terren ka parë dhe deputetin e Partisë Socialiste, Sadri Abazin.

Sipas ish-deputetit demokrat, Abazi nuk shfaqej i shqetësuar për situatën, por ai ndodhej në Durrës për të zhdukur provat abuzuese në pallatin e tij në këtë zonë.

Boçi thekson se qeveria po zhduk provat në terren për të shpëtuar njerëzit e saj. Ai shprehet se kryeministri Edi Rama, duhet të shpejgojë se kush ia dhe lejen Abazit si dhe kush e lejoi për të shtuar kate pa leje.

Reagimi

KUSH DUHET TË HYJË NË BURG?

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!

Për njerëzit?

As mos e mendoni.

Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese.

Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm,  disa pyetje lindin për Ramën:

Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?!

Kush ia dha lejen Abazit?!!

Po katet pa leje?!!

Po prokuroria ku është?!

Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.

Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.

Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë./ Opinion.al

Pas