Kryesore

Tërmet i fuqishëm në Greqi, disa të plagosur, dalin pamjet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 27/09/21 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar këtë të hënë rreth orës 09:15 të mëngjesit në ishullin e Kretës në Greqi.

Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 15 kilometra nga Ano Arhanes ndërsa thellësia e valëve sizmike ishte 10 kilometra.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesat në zonën e Agies Paraskies dhe Patsidero.

Po ashtu në Profitis Ilias, gurët e ndërtesave ranë mbi një makinë duke plagosur lehtë personat që ndodheshin në të. Fatmirësisht, të plagosurit kishin marrë plagë të lehta./Opinion.al

 

Pas