Bota

Tërmet i fortë trondit Perunë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 25/08/20 |
Opi Nion

​ Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,5 gradë të shkallës Richter është regjistruar sot në orën 00:18 me orën lokale në provincën Talara në Peru.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 38 km në verilindje të Mancoras, në një thellësi prej 45 Km.

Përdorues të rrjeteve sociale kanë njoftuar se lëkundjet janë ndjerë të forta në disa zona të vendit.

Nga ana e tij, instituti për mbrojtjen civile ka njoftuar se deri në këto momente nuk raportohen viktima apo dëme në infrastruktura.

Peruja është e vendosur në të ashtuquajturin brezi i zjarrtë i Paqësorit, ku regjistrohen 85% e lëkundjeve sizimike në botë./Opinion.al

 

Pas