Sport

Përfundon dënimi, Ronaldinho fiton lirinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 25/08/20 |
Al Do

Ronaldinho ka fituar lirinë. Ish-topi i artë ka mbyllur periudhën më të keqe të jetës së tij pas 5 muajsh burg dhe arresti shtëpie.

Ai u arrestua me të vëllanë teksa tentuan të kalonin kufirin në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar.

Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira qëndruan rreth një muaj në burg dhe 4 muaj të tjerë në arrest shtëpie, periudhë të cilën e kaluan në një hotel luksoz në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.

Ronaldinho duhet të paguajë një shumë prej 200 mijë dollarësh së bashku me të vëllanë dhe janë të lirë të lëvizin në çdo vend të botës. /Opinion.al

Pas