Kryesore

Tërmet 4.3 ballë godet Jugun e Italisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 20/01/22 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka goditur Jugun e Italisë paraditen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ku shkruhet se lëkundjet kanë shkaktuar frikë te njerëzit që kanë dalë në rrugë.

Ansa shkruan se deri në këto momente nuk ka raportime për dëme.

Bëhet e ditur se tërmeti është ndjerë veçanërisht në zonën Vibonese, ku ishte edhe epiqendra.

Thellësia e tërmetit, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, ishte 10 kilometra.

Raportohet se tërmeti preku një zonë të madhe të Kalabrisë./Opinion.al

Pas