Aktualitet

Tentoi të vetëdigjet gjatë faljes së Bajramit, Grosha me probleme mendore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 13/05/21 |
Opi Nion

40-vjeçari Besim Grosha, i cili tentoi të vetëdigjet mëngjesin e sotmën gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit rezulton të jetë me probleme mendore.

Sipas News24 Grosha është i pajisur gjithashtu edhe me kartelë mjekësorë nga spitali Nr.5.

Bëhet me dije se pas arrestimit Grosha i është dorëzuar spitalit për trajtim mjekësor. 40-vjeçari  është banues në Tiranë, në zonën e Freskut. Kujtojmë që fillimisht ai është neutralizuar nga besimtarët që ndodheshin në shesh për faljen dhe më pas është shoqëruar nga efektivët e policisë.

Besim Grosha ishte lyer me benzinë dhe kërcënonte nën thirrjet “Ska Zot” se do të digjej./Opinion.al

Pas