Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH auditim në dy institucione, kallëzon 7 persona në Prokurori

2021/05/13 at 2:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

KLSH ka kryer auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë dhe në Drejtorinë e Rrugeve të Rajonit Verior në Shkodër.


Njoftohet se në Sarandë, KLSH ka evidentuar problematika në menaxhimin e aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarë. Sipas auditimit, ka pasur një vëmendje të posaçme të çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia e Sarandës dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Nga ana tjetër edhe KLSH ka evidentuar shkelje nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve për Rajonin Verior në Shkodër. Shkeljet tek këta funksionarë janë gjetur tek procedurat për prokurimin publik.

Në llogari të këtij dëmi bëhet me dije se KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje penale për veprën të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal për 4 funksionarë dhe 3 ish-zyrtarë në institucionet në të cilat kryeu auditimin. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mësohet se në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika  si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

NJOFTIMI NGA KLSH

Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:

1.KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

2.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.

Sa më sipër, për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal./Opinion.al

Etiketa: auditimklshprokurori


Ju sugjerojmë

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Bota

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

3 Korrik, 2026 10:35 am
Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
Kryesore

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

3 Korrik, 2026 10:32 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu
Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu

3 Korrik, 2026 10:16 am
Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Shkon në 2,595 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

3 Korrik, 2026 10:13 am
Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite
Bota

Si e ndryshoi lufta me Iranin marrëdhënien mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite

3 Korrik, 2026 9:56 am
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

19 protestues të arrestuar, policia del me njoftim zyrtar

3 Korrik, 2026 9:24 am
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Para
Fratari: Disa syresh që s’ishin në lista kërkojnë zëvendësimin e liderit

Fratari: Disa syresh që s'ishin në lista kërkojnë zëvendësimin e liderit

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut

Rritja e qirave të dyqaneve në Tiranë, ekspertët: Nga pastrimi i parave

Rritja e qirave të dyqaneve në Tiranë, ekspertët: Nga pastrimi i parave
















TE FUNDIT

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, është pyetur gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile edhe për çështjen e ’21...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
3 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në...

Lexo më shumë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë

Protestat, Rama: Ka shumë për të reflektuar nën atë koren e zezë
3 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike. Në fokus...

Lexo më shumë

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
3 Korrik, 2026

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}