Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në veri, NATO: Zbatimi i mandatit nga KFOR është i palëkundur

2023/06/18 at 11:11 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin Potok: Palët të përmbahen nga provokimet

NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.

“Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto obligime janë dizajnuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, për të ruajtur dhe siguruar mjedis të sigurt”, u tha në reagimin e NATO-s.

Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në Kosovë, KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.

Më 14 qershor, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë arrestuar tre policë kufitarë të Kosovës nga forcat serbe. Serbia pretendon se ata janë arrestuar “thellë” brenda territorit të saj. Por, Kosova thotë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

KFOR-i, si përgjegjësi kryesor për sigurinë e territorit të Kosovës, ka thënë më 16 qershor se “bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza.

Rasti i tre policëve të Kosovës vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët./REL

Etiketa: KFORkosovanato

Ju sugjerojmë

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
Bota

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

19 Korrik, 2025 12:50 pm
Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

19 Korrik, 2025 12:41 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

19 Korrik, 2025 12:16 pm
Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
Aktualitet

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

19 Korrik, 2025 12:04 pm
‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
Aktualitet

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

19 Korrik, 2025 11:42 am
Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
Bota

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

19 Korrik, 2025 11:32 am
Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…
Bota

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

19 Korrik, 2025 11:18 am
VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
Aktualitet

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

19 Korrik, 2025 10:56 am
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik, 2025 10:41 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

19 Korrik, 2025 10:36 am
Para
Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin: Të flasim me Kurtin, jo

Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin: Të flasim me Kurtin, jo

Vuçiç për draftin e Ramës: Nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin

Vuçiç shpërthen ndaj Eulex: Gënjeshtarë, doni të vëzhgoni nga afër dëbimin e serbëve

Sekretari Blinken në Kinë, e para vizitë e një zyrtari të lartë në 5 vite

Sekretari Blinken në Kinë, e para vizitë e një zyrtari të lartë në 5 vite

TE FUNDIT

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
19 Korrik, 2025

Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime - dhe mbi...

Lexo më shumë

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
19 Korrik, 2025

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Petrit Çakrajn dhe Fatjon Bushgjokën të arrestuar nga policia si autorë të dyshuar...

Lexo më shumë

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
19 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga...

Lexo më shumë

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
19 Korrik, 2025

Lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, kapet në Kombinat në Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Njëkohësiht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com