Te Fundit

Tenderi i Lagunës së Patokut, gjykata shprehet të premten


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 21/09/15 |
b.f

TIRANË- Në datën 25 shtator Gjykata Administrative e Tiranës do të marrë vendimin mbi proceduart e ndjekura në tenderin e Lagunës së Patokut. Kjo seancë vjen dy javë pas përlasjes me armë mes familjes Cali dhe deputetit Armando Prenga. Familja Cali e ankimoi në gjykatë tenderin e Ministrisë së Bujqësisë me pretendimin se ka shkelje të mëdha. “Tenki 01” firma në pronësi të vëllait të deputetit Armando Prenga e fitoi këtë tender në pranverë të këtë viti.

Gjatë seancës së sotme përfaqësuesja ligjore e ministrisë kërkoi rrëzimin e padisë. Ajo argumetoi se institucini që përfaqëson ka respektuar procedurat e tenderimit dhe firma fituese plotësonte kriteret e kërkuara nga ligji. Në përfundim të seancës avokatja e familjes Cali, Anilda Sefgjini tha se “përveç shkeljeve të tjera Ministria e Bujqësisë në këtë proces gjyqësor nuk ka vënë në dispozicion dojesn e plotë të tenderit për të cilën u përlasen dy familjet”.

Më 5 shtator, Armando Prenga u përfshi në një sherr me familjen Cali e cila ka shfrytëzuar prej vitesh për peshkim Lagunën e Patokut. Në ngjarjen e pazakontë mbeten disa të plagosur. Deputeti i cili ndodhet në paraburgim është në proces gjykimi, pasi Parlamenti vendosi t’i heq imunitetin.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas