Aktualitet

Temperatura deri në -14°C në Bogë-Theth, ARRSH apel për shoferët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 24/01/22 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se në aksin rrugor Bogë-Theth qarkullimi kryhet me zinxhir ndërsa i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.

Temperaturat në këtë zonë kanë shkuar deri në -14 gradë gjë e cila rrit prezencën e akullit në rrugë.

“Në aksin Bogë-Theth nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -14°C.Si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet me zinxhir

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Pas