Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri/ Lleshaj: Policia bëri detyrën, nuk pati dhunë

2020/06/04 at 10:51 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Teatri/ Lleshaj: Policia bëri detyrën, nuk pati dhunë

Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur interpelancën e thirrur nga opozita në Kuvend, për reagimin e policisë më 17 maj, pas shembjes së godinës së Teatrit.


Në fjalën e tij, Lleshaj është shprehur se policia u thirr më 17 maj nga Policia  Bashkiake, nga IMT e Tiranës, për të liruar një objekt që ishte pronë e Bashkisë së Tiranës dhe që kontrollohej nga një grup personash, prej 27 muaj, pas asnjë tagër ligjor.

Lleshaj  theksoi se policia nuk ushtroi dhunë, por vetëm shtrëngimi fizik, ndërsa shtoi se veprimet e saj u legjitimuan nga gjykata.

“Edhe historia e teatrit, degradoi që në ditët e para të saj në një sherrnajë politike. Policia nuk shkoi vetë me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr për të përmbushur detyrimin e saj ligjor, aq më tepër nga institucionet. Policia nuk shkoi si palë, por autoritet ligjzbatues. Të shqetësuarit, hipokritët dhe ata që janë të shqetësuar vërtetë, duhet të dinë që policia nuk e ka luksin që të bëjë vetë ligjin, por ta zbatojë pa interpretime. Në thelb, ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave të cdo pronari, nëse prona e tij është zbatuar. Në 17 maj u thirr nga IMT dhe bashkia e Tiranës, godina kontrollohej, ishte e uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Në 17 maj policia kishte vetëm dy alternativa, ose ti përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte, pra ta zbatonte ose jo detyrimin ligjor. Të gjitha thirrjet drejtuar policisë për të braktisur detyrën, ndonjëherë me sukses, dhe duke i shkaktuar vendit humbje të pallogaritshme, janë një ndër problemet e mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelet dështojnë sa larg jemi me funksionimin e shtetit dhe drejtësisë. Policia nuk është gjykatë. Policia nuk është gjykatë të vendoste vetë, pasi do të shkaktonte probleme. Jo dhunë, asgjë nuk mund të arrihet përmes forcës, janë shfaqje e nivelit foshnjor. Shqiptarët të heqin dorë nga dhuna për cdo lloj arsye. Ju nuk më bëtë pyetje, por i bënë disa anëtar të stafit duke bërë opozitë të fortë. Dhuna dhe forca janë terma të ndryshme. Policia u detyrua me forcë, u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj, ashtu edhe nga persona që të thyenin kordonin e sigurisë. Në ligjin për policinë, thuhet ‘punonjësi zgjedh nivelin e forcës’. Policia ishte te shkalla e parë, shtrëngimi fizik, kaq forcë ka ushtruar policia në datë 17 Maj. Janë shoqëruar 67 shtetas, 8 arrestuar, proceduar 30. Gjykata Tiranë veprimet e policisë për arrestimin e 8 personave i konsideroi të ligjshme. Sipas gjykatës tonë, time dhe tuajës. Lexoni ndonjë fjalor cdo të thotë barbari. Është gjendja kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve. Përse kanë qenë punonjësit pa numra? Po lexoj pyetjet që ka bërë stafi im, se e ka bërë shumë mirë opozitën? Por cfarë i interesojnë një deputeti emrat e punonjësve të policisë? Nuk do i merrni kurrë emrat e punonjësve, nuk keni tagër për të bërë hetime ndaj punonjësve të policisë. Të vetmit që kanë të drejtë është prokuroria, e cila mund ta bëjë këtë. Sa i përket uniformës, policia ka qenë në dy operacione, një lirim objekti dhe një për protestën. Në operacionet për protestat, policia ka qasje tjetër nga ditët normale. Në menaxhimin e protestës menaxhohen për një qasje tjetër. Keni raste edhe në vendin më demokratik të botës, nuk do të shihni numra të policëve në protesta. Të gjithë barrën për policinë e ka drejtuesi i tyre. U jap emrin e drejtorit të Tiranës, policisë së shtetit dhe po deshët përgjegjësinë time. Ka qenë edhe një pyetje për median, policia nuk njeh hierarki, askënd përvec ligjit. Atë ditë ka pasur dy incidente, nuk kanë qenë si përfaqësues të medias, por kanë penguar me dorë punonjëse femra gjatë kryerjes së detyrës. Kjo përbën vepër penale dhe këtë të drejtë s’e ka as media dhe as ministri” tha Lleshaj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Para
Operacioni Itali-Shqipëri/ Arrestohen 11 persona, trafikonin kokainë

Operacioni Itali-Shqipëri/ Arrestohen 11 persona, trafikonin kokainë

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

COVID-19/ Ulet numri i të infektuarve në Shqipëri

Koronavirusi/ Austria heq kufizimet kufitare

Koronavirusi/ Austria heq kufizimet kufitare
















TE FUNDIT

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
13 Qershor, 2026

Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës është në prag finalizimi dhe efekti më...

Lexo më shumë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
13 Qershor, 2026

A mundet një vend të vendosë një prag të palëvizshëm për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës Zvicra...

Lexo më shumë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
13 Qershor, 2026

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut...

Lexo më shumë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
13 Qershor, 2026

Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}