Aktualitet

Të shtënat në mbledhjen e PD në Kurbin/ Berisha: Kemi vendosur masa disiplinore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 02/12/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët foli ndër të tjera dhe për ngjarjen e ndodhur në Kurbin ditën e hënë, ku gjatë mbledhjes së PD pati të shtëna me armë zjarri.

Berisha tha se Komisioni Elektoral i PD ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve dhe theksoi se kushdo që mendon për mënyra të tjera përveç votës në procesin e primareve, gabon shumë rëndë.

“Në tërësi procesi i primareve, ka ecur normalisht. E shfrytëzoj rastin për të përshëndetur të gjitha degët për kontributin e tyre në këtë proces. Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Në dijeninë time, komisioni elektorali PD ka vendosur masa disiplinore ndaj 2 kandidatëve. Cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës në këtë proces, gabon shumë rëndë. Shkelmon vullnetin e tij në radhë të parë dhe gjithë demokratëve që duan të votojnë dhe të bëhen shembull në këtë proces demokratik”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se, një debat gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike në Kurbin çoi në përdorimin e armës pasditen e së hënës. Shkak u bë një konflikt mes nënkryetarit të PD, Kastriot Marku dhe kandidatit për primare të Kurbinit, Vani Rica. Ishte pikërisht 53-vjeçari Rica i cili qëlloi me armë zjarri në korridoret e degës së PD në Laç. Ai u arrestua nga policia, ndërsa këtë të premte do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë./Opinion.al

 

Pas