Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Theth, plagoset një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 26/09/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Theth.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë, se një person i identifikuar me inicialet G.T  ka mbetur i plagosur në këmbë.

Mësohet gjithashtu se i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore teksa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Policia është duke hetuar për ngjarje.

Njoftim:

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas