Kryesore

Situata në veri të Kosovës, NATO: Beogradi dhe Prishtina të përmbahen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 26/09/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg ka reaguar për situatën në veri të Kosovës dhe tensionet e krijuara mes saj dhe Serbisë.

Nëpërmjet një njoftimi në ‘Twitter’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Sipas Stoltenberg,  është jetike që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut.

“Bisedova me Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkroi Stoltenberg në Twitter./Opinion.al

Pas