Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës sot pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Sipas policisë, rreth orës 13:00, në lagjen nr.1, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se ka nisur krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al