Aktualitet

Shefi i anti-mafias italiane: Në këtë zonë mafia shqiptare punon për Ndranghetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 16/05/22 |
Opi Nion

“Mafia shqiptare që merret me trafikun e drogës, punon për ‘Ndranghetën’ në Liguria”. Kështu u shpreh  Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Anti-mafias Italiane Maurizio Vallone ditën e sotme në një aktivitet të organizuar me rastin e tridhjetë vjetorit të departamentit të hetimit antimafia, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.it.

 “Për mbi 30 vite rajoni i Ligurias ka pasur praninë e të gjitha mafiave. Por hetuesit kanë arritur të përballen me infiltrimin. Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë të hetuesve. Dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara.

Aty ku ka më shumë sekuestrime tregon se ka edhe më shumë vëmendje nga ana e organeve ligjzbatuese. Konfiskimet e fundit në Genova nuk tregojnë domosdoshmërisht se ka pasur rritje të trafikut të drogës në këtë aeroport, por se kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur edhe nëpërmejet sekuestrimeve.”, u shpreh ai.

Pas