Aktualitet

Emri/Kush është ish-kandidati për kreun e PS që u plagos sot në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 16/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura rreth të shtënave me armë zjarri në Durrës, ku ka mbetur i plagosur 31-vjeçarit Ardit Kërtusha.

Sipas “News24”, Kërtuash ka qenë kandidat për kreun e PS në Durrës, ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal.

Pak minuta më parë policia informoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri 31-vjeçari Kërtuash i cili është nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu thanë se kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njoftoi policia./Opinion.al

Pas