Kronikë

Të shtëna me armë në Tiranë/Flet 63-vjeçari: Autori rreth 25 vjeç dhe me mjekër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 18/01/22 |
Opi Nion

Ka folur administratori i shkollës private në Tiranë, të cilit iu bë atentat me armë zjarri paraditen e sotme.

63-vjeçari, Lulzim Masha ka dhënë deklaratën e tij para oficerëve të policisë pas ngjarjes.

Sipas “tvklan.al”, mësohet se para hetuesve 63-vjeçari, administrator i një shkolle private në Tiranë, ka thënë se autori është rreth 25 vjeç dhe me mjekër. Sipas tij, autori qëlloi direkt me armë.

63-vjeçari mohoi që të njohë atentatorin, teksa ka thënë se ky i fundit u largua në këmbë.

Tre plumba janë qëlluar në drejtim të 63-vjeçarit. Dy prej tyre kapën automjetin tip “Benz” me të cilin lëvizte 63-vjeçari. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar.

Ka qenë Masha ai që ka njoftuar policinë direkt pas ngjarjes. Ndërsa policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes./Opinon.al

Pas