Kryesore

VIDEO/ Aksidentohet në Bullgari autobusi me 29 shqiptarë, mes tyre dhe 6 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 18/01/22 |
Opi Nion

Një autobus me 29 shtetas shqiptarë të kosovës mes tyre edhe 6 fëmijë është aksidentuar në Bullgari.  Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Autobusi me pasagjerë nga Kosova është përplasur me një kamion që po transportonte dru.

Kamioni ishte ndaluarpasi një pemë i kishte zënë rrugën. Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se kishte ndaluar për të marrë pemën e zhbllokuar rrugën, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.

Sipas mediave bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Fatmirësisht nga pasagjerët nuk ka patur të lënduar.

29 shqiptarët e kosovës  u transportuan në ambientet e bashkisë, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano./Opinion.al

Pas