Kronikë

Video/Tentoi të vidhte në Bashkinë e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 18/01/22 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas  uniformave blu, shtetasi me inicialet Xh.K., 27 vjeç është kapur nga policia, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme duke tentuar të hyjë të vjedhë në ambientet e brendshme të Bashkisë së Durrësit.

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia./Opinion.al

Pas