Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i pranishëm në stadiumin Leskovac më 11 tetor, ka treguar një bashkëbisedim që ka patur me futbollistin Asllani para ndeshjes me Serbinë.
Balla tregon në “Opinion” se ishte i shqetësuar për rezultatin para ndeshjes, por në atë moment i është afruar Asllani, i cili për të sjell motivim, e ka siguruar që do e fitonin ndeshjen ndaj Serbisë.
“Një gjë mund ta them sot. Të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar, sikur e dini, sepse ishin shumë të sigurt. Mbaj mend në një moment sapo kishin hyrë te fusha poshtë para ndeshjes edhe vjen Kristi Asllani më shikon një çik se isha si i trembur i shqetësuar. Si je më tha, mirë i thash. Të shoh si të shqetësuar, i thash po kemi ardhur në ndeshje të vështirë. Fitojmë sot tha”,-tha Balla.

















