Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin

2024/11/12 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin

Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 të Rinjtë për Palestinën’, po i bëjnë një sfidë të rrallë dhe të fuqishme Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar tregtinë e Turqisë me Izraelin. Presidenti Erdogan pati deklaruar publikisht se ka vendosur një embargo të rreptë për tregtinë me Izraelin, për shkak të luftës në Gazë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, mesazhi i këtij grupi të rinjsh tejkalon ndasitë e thella politike, sociale dhe fetare të Turqisë.


Protesta më e fundit në Stamboll, nga organizata ‘1000 të Rinj për Palestinën’ ishte në lidhje me vrasjen nga forcat e sigurisë izraelite të aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi.

Por krahas kritikave ndaj Izraelit, demonstruesit kritikuan edhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për vazhdimin e tregtisë së Turqisë me Izraelin.

“Gjendem këtu për ta detyruar qeverinë turke që të ndalë tregtinë e naftës me Izraelin dhe që të ndalet gjenocidi. Kjo nuk është vetëm një kërkesë publike. Është gjithashtu një detyrim ligjor për Turqinë që ta ndalë gjenocidin”, thotë Gulsum, aktiviste me organizatën “1000 të Rinj për Palestinën”.

Ky grup i krijuar nga studentët, që nga fillimi i fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, ka kritikuar eksportin e naftës nga Azerbajxhani për në Izrael, nëpërmjet një porti turk. Aktivistët po protestojnë edhe për lidhjet tregtare të vazhdueshme të kompanive turke me Izraelin, pavarësisht embargos që është zyrtarisht në fuqi.

Grupi përdor mediat sociale për të transmetuar mesazhin e tij, duke anashkaluar mediat e kontrolluara nga qeveria.

Aktivistët thonë se fushata e tyre është forcuar nga shumëllojshmëria e grupit të tyre.

“Kur bëhet fjalë për Palestinën, është një histori që na bashkon të gjithëve. Pra, ne jemi një grup që mund të pajtohemi lehtësisht se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje. Ka nga ata që e përkufizojnë veten si socialistë dhe nga ata që e përkufizojnë veten si islamistë. Ka edhe të rinj apolitikë që thonë: ‘Nuk më pëlqen politika’, por prapë bashkohen me ne”, thotë studentja Gizem, aktiviste me grupin “1000 të Rinj për Palestinën”.

Policia u është kundërvënë protestave. Një emision i drejtpërdrejtë në kanalin televiziv shtetëror, ku diskutohej rreth Izraelit, u ndërpre nga aktivistët e këtij grupi. Në vazhdim u arrestua një aktivist palestinez, i cili tani përballet me rrezikun e dëbimit.

Incidenti shkaktoi protesta të tjera.

Arrestimi i protestuesve që janë islamistë, thonë analistët, ka të ngjarë ta vendosë në pozita të vështira Presidentin Erdogan dhe të largojë mbështetësit e tij fetarë.

Analistët e akuzojnë Presidentin Erdogan për shfrytëzimin e ndasive të thella mes turqve laikë dhe ata fetarë dhe thonë se diversiteti i grupit përbën një problem për të.

“Grupe të tilla hibride po bashkohen, për shkak të një kauze, qoftë nga pikëpamja ideologjike ose nga ana tjetër, sociale, klasore; ato mund të jenë shumë të ndryshme dhe kjo është diçka kërcënuese për qeverinë”, thotë Sezin Oney, komentuese në portalin e lajmeve ‘PolitikYol’.

Presidenti Erdogan pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet e fundit lokale; humbje për të cilat fajësohet gjerësisht ekonomia e varfër, por edhe zemërimi i krijuar për tregtinë e Turqisë me Izraelin.

Aktivistët thonë se shpresojnë të përfitojnë nga kjo.

“Arsyeja e suksesit tonë është se po prekim temën e duhur. Po ekspozojmë hipokrizinë, ekspozojmë hipokrizinë e kapitalistëve, korporatave dhe qeverisë”, thotë aktivisti Murat.

Siç e shohin analistët, shumëllojshmëria e këtij grupi përbën padyshim një sfidë për Presidentin Erdogan dhe që nuk do të kalojë për sa kohë që lufta në Gazë – dhe angazhimi i Turqisë me Izraelin – do të vazhdojë./VOA



Ju sugjerojmë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Qershor, 2026 7:44 am
Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Para
Akuzat për sulm seksual, sulmuesi francez shpallet fajtor

Akuzat për sulm seksual, sulmuesi francez shpallet fajtor

PD dhe PS nuk gjejnë konsensus te komisioni hetimor, Ilir Beqaj do të dëshmojë të mërkurën

PD dhe PS nuk gjejnë konsensus te komisioni hetimor, Ilir Beqaj do të dëshmojë të mërkurën

Ilir Beqaj largohet nga kryesia e Kuvendit, ja çfarë u tha gazetarëve

Ilir Beqaj largohet nga kryesia e Kuvendit, ja çfarë u tha gazetarëve
















TE FUNDIT

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
17 Qershor, 2026

Dashi Dita e sotme do të jetë shumë e kënaqshme për ata që janë në një lidhje dhe në çdo...

Lexo më shumë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}