Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të punosh në Gjermani/ Ja Agjencia e Ndërmjetësimit ku mund të aplikoni

2016/12/08 at 10:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të punosh në Gjermani/ Ja Agjencia e Ndërmjetësimit ku mund të aplikoni

Ajo që në pamjen e parë duket si call center është qendra virtuale e mirëseradhjes e Agjencisë Federale për Ndërmjetësim dhe Punësim (ZAV) në Bonn. Punonjësit ofrojnë këshillime për vende pune në anglisht dhe gjermanisht, por edhe në rumanisht, shqip apo në gjuhë të tjera. “Unë jam serbe, jam infermiere e diplomuar. Di gjermanisht por nuk kam dëshmi për këtë.” Apo “Unë jam marokan dhe dua të punoj si shofer kamioni në Gjermani. A njihet patenta ime dhe përvoja?” Këtë vit punonjësit e kësaj qendre kanë marrë rreth 175.000 telefonata të tilla dhe të ngjashme nga njerëz që kërkojnë punë në Gjermani. Këtyre u shtohen edhe 32.200 kërkesa me e-mail dhe 4.000 me mesazhe në chat.


Gjermania kërkon specialistë brenda BE-së dhe jashtë saj. Ndër rajonet e preferuara është Ballkani Perëndimor, Afrika e Veriut dhe vende si Meksika. Nevojë ka për inxhinierë, por edhe ekspertë kompjuterash, sqaron Carsten Klein, drejtor i ZAV-it. Po ashtu ka nevojë për infermirë dhe profesione të tjera mjekësore, por edhe për profesione që kërkohen në zona të caktuara si speditor apo shofer kamionësh.

Në sektorin e IT-së nuk është vendimtare gjermanishtja

Krahas aftësive profesionale kërkohen edhe njohuri të gjermanishtes. Por niveli i njohurive varet nga profesioni. Për sektorin e IT-së është vendimtar niveli i anglishtes, por në fushën e infermierisë dhe të hotelerisë niveli i gjermanishtes, sepse aty ke të bësh direkt me klientë.

ZAV punon intensivisht me partnerë në vende të ndryshme dhe për momentin po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë së fundi ishin në Bonn punonjës së zyrave të punës nga vende të ndryshme të Ballkanit për të mësuar për procedurën e ndërmjetësimit të vendeve të punës.

David Perčubić, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Punësimit në Malin e Zi thotë se për të papunët në vendit e tij ofrohen kurse përgatitore për gjuhën dhe tregun e punës në Gjermani. Ato si rregull zgjasin dy deri në tre vjet dhe kandidatët duhet të kenë nivel gjermanishteje A1 ose A2.

A nxit Gjermania rrjedhjen e trurit?

Carsten Klein reagon me mohim ndaj pyetjes nëse Gjermania nxit në këtë mënyrë rrjedhjen e trurit nga këto vende. “Ne dhe vendet e tjera të Evropës nuk parapëlqejmë vetëm rrugën njëdrejtimshe, por u ofrojmë atyre që duan të punojnë në Gjermani mundësi të mëtejshme kualifikimi në mënyrë që ata të kthehen me këto njohuri në tregun e punës të vendeve nga vijnë.”

Perčubić thotë se sipas perspektivës malazeze projektet për punësim në Gjermani ndikojnë për luftimin e papunësisë në Malin e Zi dhe se vendi i tij synon të legalizojë emigrimin për arsye pune.

Me sa duket ndërmjetësimi i specialistëve nga bota e jashtme duket se është në interes të të dyja palëve. Dhe numri i kërkesave pranë ZAV-it po shtohet. Këshilluesit e ZAV-it sqaqojnë jo vetëm për procedurën e aplikimit dhe mundësitë e vendeve të punës, por edhe për rrogat, qiratë e banesave, sigurimet shëndetsore etj. Sepse premtimi i sloganit “Make it in Germany!” mund të jetë i sukseshëm vetëm në rast se informacionet jepen që në fillim realiste dhe jo vetëm për shancet por edhe për vështirësitë. /DW

18604966_403

Etiketa: gjermanindermjetesimpuneZAV


Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Kënga Magjike 2016/ Këta janë artistët që u kualifikuan për në finale

Kënga Magjike 2016/ Këta janë artistët që u kualifikuan për në finale

Video/Aurela Hoxha rrëfen rolin dhe skenat nudo në filmin “Dashuri në Bjeshkët e Namuna”

Video/Aurela Hoxha rrëfen rolin dhe skenat nudo në filmin “Dashuri në Bjeshkët e Namuna”

Elgit Doda së shpejti baba?

Elgit Doda së shpejti baba?
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}