Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të infektuarit në Kurbin punonjës fasonerish”, Basha thirrje për testime

2020/04/17 at 3:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të infektuarit në Kurbin punonjës fasonerish”, Basha thirrje për testime

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri thirrje për mbylljen e fasonerive dhe vendeve të punës ku grumbullohen shumë punëtore.


Në një video-mesazh në Facebook, Basha tha se “vetëm një rritje e lehtë e numrit të testimeve na kofirmoi se sa më shumë teste të bëhen, aq më shumë të infektuar zbulohen.”. Ai mori si shembull rastin e Krujës të cilin opozita e ka denoncuar prej ditësh për të treguar se punonjësit e fasonerive duhet të testohen të gjithë.

“Rasti i Krujës, i publikuar sot në media, është po ashtu shumë shqetësues. Tre zonja janë konstatuar të infektuara në një fasoneri në Krujë. Një nga tre zonjat ka infektuar edhe të birin. Ndërkohë raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur edhe në Kurbin. Dy zonja të tjera punonjëse në një fasoneri po në Krujë janë të infektuarat e para të raportuara sot në Kurbin. Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar punonjëset e tjera të fasonerive në Shkodër dhe Krujë. Nëse janë testuar personat e kontaktit të këtyre punonjësve. Nuk kemi informacion zyrtar për këtë, por nga ajo që raportojnë mediat në Shkodër, Krujë dhe Kurbin, atyre thjesht u është kërkuar të vetëizolohen“, tha Basha.

Kreu i opozitës kërkoi që të kryehet testimi tek kolegët e tjerë të punës të këtyre personave dhe të mos i kërkohet thjeshtë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

“Opozita e ka patur informacionin e infektimit në fasonerinë e Krujës që dy ditë më parë dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale, në minutat e para të marrjes së këtij informacioni. Është për të ardhur keq që qeveria vepron me shumë vonesë. Ajo është e prirur të mohojë dhe pastaj të veprojë. Rastet e infeksionit në fasoneri dhe përhapja e tyre me shpejtësi të frikshme kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria“, shtoi ai.

Sipas tij kostoja e mbylljes së tyre është rreth 15 milionë euro të cilat ai tha se shteti mund t’i sigurojë nga anulimi i tre koncesioneve të inceneratorëve.

“Duke marrë këto masa, mbylljen e fasonerive, testimin, gjurmimin, mbështetjen financiare, mundësohet shmangia e rrezikut për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Kjo ka një faturë financiare jo më shumë se 15 milionë euro. Ky fond mund të çlirohet direkt nga anullimi i tre koncesioneve për inceneratorët. Vazhdimi i përhapjes së virusit në keto momente, që sjell për pasojë zgjatjen e izolimit të qytetarëve dhe bllokimit të ekonomisë do të na kushtojë shumë më shumë se sa paga e këtyre punonjëseve sot. Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të jenë prioriteti numër 1 i qeverisë!“, mbylli deklaratën Basha. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Para
Mjeku që zbuloi HIV: Koronavirusi, i manipuluar nga kinezët në Wuhan

Mjeku që zbuloi HIV: Koronavirusi, i manipuluar nga kinezët në Wuhan

Ulet shkalla e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani

Ulet shkalla e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani

Probleme me e-Albania, Rama: Këto dy ditë do jemi më tolerantë me gjobat

COVID-19, Rama: Falen gjobat e vendosura deri tani dhe kthehen patentat
















TE FUNDIT

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}