Aktualitet

“Të gjithë menduam se do t’ja dilte”, Artan Lame humb babanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 22/10/20 |
Al Do

Dy ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka humbur babanë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lame në një postim në “Facebook”.

Ai shprehet i trishtuar për humbjen e të atit dhe bën me dije se u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje.

Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame krahas fotos së babait. /Opinion.al

 

Pas