Bota

Fluturoi me 230 km/h, Policia shpëton jetë me “Lamborghini”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 22/10/20 |
Al Do

Rruga nga Padova në Romë është e gjatë rreth 490 kilometra dhe normalisht udhëtimi me makinë zgjat të paktën 5 orë. Por në qoftë se je punonjës i policisë rrugore dhe posedon një Lamborghini Huracan, rruga bëhet më e shkurtër.

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë. Ata duhet të dorëzonin me urgjencë veshkën në një poliklinikë në Romë dhe për këtë arsye udhëtuan me shpejtësi të lartë deri në 230 kilometra në orë.

Ata u nisën në orën 10:30 dhe dorëzuan veshkën në orën 13:30 në klinikën e Romës duke i dhënë kështu shpresë pacientit që po luftonte me vdekjen.

Pas mbërritjes organi iu dorëzua mjekëve që ishin në gjendje të fillonin operacionin për transplantin e organit, i cili arrit i sigurt dhe në gjendje të mirë, falë faktit se Huracàn është krijuar posaçërisht për të kryer aktivitete shpëtuese. Në të gjendet një frigorifer i vogël për të mbajtur organet në rast të transporteve të organeve,  një defibrilator dhe çantë e ndihmës së shpejtë./ Opinion.al

Pas