Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat u vodhën për të vjedhur zgjedhjet/PD:160 mln € u harxhuan për sigurinë

2021/12/24 at 2:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dhënat u vodhën për të vjedhur zgjedhjet/PD:160 mln € u harxhuan për sigurinë

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike është shprehur se të dhënat personale janë vjedhur për të vjedhur zgjedhjet.

Duke iu referuar skandalit të publikimit të pagave, sekretari për organizimin dixhital, Endri Hasa thotë se 160 milionë euro janë harxhuar në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave.

Ai deklaroi se gjatë këtyre 48 orëve, pas daljes së listës së pagesave për 630 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama është përpjekur ta zvogëlojë skandalin, ta izolojë tek një person.

Ndër të tjera Hasa shprehet se, asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të të dhënave personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë vetëm që Edi Rama të merrte një mandat të tretë.

Të dhënat personale u vodhën për të vjedhur zgjedhjet. PD: 160 milionë euro të harxhuara në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave

“Skandalet dhe Edi Rama janë një binom i pandarë i këtij pushteti që vjedh shqiptarët prej 8 vitesh. U vjedh paratë me tendera korruptivë, u vjedh të dhënat personale, u vjedh votën, u vjedh të ardhmen! Të gjitha këto bëhen vetëm për pushtetin personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Gjatë këtyre 48 orëve, pas daljes së listës së pagesave për 630 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama është përpjekur ta zvogëlojë skandalin, ta izolojë tek një person.

Të gjithë e dinë që e bën për të mbuluar gjurmët e veta në këtë krim me përmasa të jashtëzakonshme! Krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave!

Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

Vjedhja e të dhënave të kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytëtarëve është pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të të dhënave përsonale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë vetëm që Edi Rama të merrte një mandat të tretë.

Në një vend normal, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen, por ne nuk jemi ky rast. Shqipëria është vendi ku vidhen zgjedhjet, prandaj vidhen dhe dalin në publik edhe pagat e qytetarëve, edhe të dhënat e tyre më personale, që mbrohen me ligj.

Edi Rama mund të përpiqet të mashtrojë shqiptarët me fjali të tilla se sot e tutje do t’i kushtojë më shumë vëmendje sigurisë së sistemeve të të dhënave personale, por e vërteta është ndryshe.

Shqiptarët duhet të dinë se me taksat e tyre kanë paguar disa institucione që kanë për detyrë të ruajnë të dhënat e tyre. Në këto 8 vjet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe Sigurinë Kibernetike kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro. Këto para janë paguar për të vetmin qëllim, që të dhënat e qytetarëve shqiptarë të jenë të sigurta.

Prandaj nuk është dita që Edi Eama të bëjë shejtan budallain dhe të bëjë sikur nuk është ai që ka urdhëruar vjedhjen e të dhënave perosnale për t’i përdorur ato për blerjen e zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë sot secili prej jush duhet ta ketë të qartë se dora që i mori të dhënat tuaja në fillim të këtij viti ka pasur vetëm një qëllim, t’i përdorë ato për t’ju shantazhuar, joshur apo kërcënuar për votën që ju do të hidhnit në kuti në 25 prill.

Edi Rama e di shumë mirë qëllim e vërtetë. Prandaj doli në fushatë dhe i mbrojti publikisht patronazhistët sepse ai është kryepatronazhisti.

Edi Rama nuk ka moral të qëndrojë në karrigen e kryeministrit!

Ai keqëpërdori dhe tradhëtoi qytetarët! .

Ai është i pari që sot duhet të jetë para drejtësisë dhe SPAK duhet të veprojë me shpejtësi!”-thuhet në deklaratë.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 3 maj 2020
-Jetë dhe Stil

Temperatura deri në 20°C, parashikimi i motit për sot

31 Mars, 2023 8:20 am
Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2023

31 Mars, 2023 8:06 am
Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind
Aktualitet

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind

30 Mars, 2023 10:52 pm
“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive
-U tha në Opinion

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

30 Mars, 2023 10:32 pm
Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave
-U tha në Opinion

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave

30 Mars, 2023 10:13 pm
Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë
-U tha në Opinion

Këlliçi: Do të subvencionojë transportin publik në Tiranë

30 Mars, 2023 10:05 pm
Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat
-U tha në Opinion

Këlliçi: Bashkia e Tiranës nuk ofron asnjë shërbim në Astir, mungojnë shkollat

30 Mars, 2023 10:03 pm
Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet? Përgjigjet Veliaj
-U tha në Opinion

Çfarë ndodh me projektet e Tiranës nëse humbet zgjedhjet? Përgjigjet Veliaj

30 Mars, 2023 9:54 pm
Veliaj: Nuk ka trafik në Tiranë, përveç ditëve me shi apo kur qytetarët shkojnë në punë
-U tha në Opinion

Veliaj krahasohet me Ramën e Bashën për drejtimin e Bashkisë: Sot kemi performancë më…

30 Mars, 2023 9:27 pm
Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike
-U tha në Opinion

Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike

30 Mars, 2023 9:26 pm
Para
Skandali me pagat/Rama kërkon falje:Këtu ka një qëllim për të nxitur destabilitet

Rama bën ndryshime në kabinet, emëron zvendës/ministren e re të Financave

SPAK: Shkelje te Inceneratori i Elbasanit, burg për Lefter Kokën dhe 2 të tjerë

Koka kërkon lirinë në Apel: S'jam i rrezikshëm, do bashkëpunoj me drejtësinë

Skandali i pagave, dorëhiqet Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Skandali i pagave, dorëhiqet Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve





TE FUNDIT

Temperatura deri në 20°C, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, 3 maj 2020
31 Mars, 2023

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2023

Kjo është shenja e horoskopit më e zgjuar sipas astrologjisë
31 Mars, 2023

Dashi Vetëm për shkak se ju mund të jeni më lart në rangje sesa dikush që sapo ka filluar në...

Lexo më shumë

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind

Shqipëri, ekonomia në 2022 u rrit përtej parashikimeve, me 4.8 përqind
30 Mars, 2023

Në Shqipëri, Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit më 4.84 përqind krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot...

Lexo më shumë

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive
30 Mars, 2023

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi foli për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com