Aktualitet

“Të dashur patronazhistë”, Meta-Ramës: Regjimi i fuksave ka mbaruar!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 18/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur ditën e sotme deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me patronazhistët.

“Të dashur “patronazhistë”, mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!”– u është drejtuar studetëve Meta, para të cilëve Rama ka mbajtur sot fjalën dhe i ka dërguar disa mesazhe Presidentit.

Ndër të tjera Presdientit i këshillon të gjithë që me qetësi të presin 25 prillin, ditën e zgjedhjeve, për të bërë kështu, sipas tij, referendum për rivendosjen e drejtësisë.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”– shkruan ndër të tjera Meta.

Reagimi i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! /Opinion.al

Pas