Aktualitet

Drejt Aeroportit të Kukësit, Rama do të hipë në avion me emigrantët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama do të hipë në të njëjtin avion, i cili është nisur sot nga Londra me emigrantët. Avioni pritet të ndaloj në Aeroportin e Rinasit fillimisht e më pas në atë të Kukësit.

Për këtë ka reaguar pak minuta më parë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kryeministri Rama, teksa shkruante: Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë.

Kujtojmë që fillimisht avioni do të bëjë një ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, teksa për këtë ka folur dhe drejtori teknik i aeroportit të Kukësit, ku ka sqaruar se pse duhej bërë një veprim i tillë.

“Aeroporti është 100% operacional. Certifikimi është bërë tashmë. Për shkak të teknikaliteteve që kanë lidhje me kompaninë ajrore, avioni nga Londra nuk do të ulet direkt në Kukës, por në Rinas fillimisht”, deklaroi Progonati./Opinion.al

Pas