Kryesore

Taulant Balla ofendon Berishën: Je bërë si Ver Llapa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 08/10/18 |
b.f

Akuzat dhe fyerjet politike nuk njohin kufi në vend. Kjo e provuar disa here. Së fundmi është numri II i PS, Taulant Balla që ofendon ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Berisha duke e krahashuar me Ver Llapën, personalizhin emblatik që lyp në Rrugën e Kavajës.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës”, shkruan Balla në facebook. Statusin e shoqëron me disa foto të Bashës me një person të akuzuar për trafik droge, por që nuk ia thotë emrin.

Si nisi?

Ishte Berisha i pari që publikoi foto të Ballës me një person me emrin Maksi Beça. Berisha thotë se Beca është trafikant droge. Balla i mohoi duke thënë se janë foto montazh.

“Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015!”, shkruan Berisha në facebook.

/Opinion.al

Pas