Life Style

Aktorja e famshme akuzon Kate Middleton për hipokrizi, ja arsyeja madhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 08/10/18 |
el ida

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 vite nga momenti që dukesha e Cambridge Kate Middelton i prezantoi botës trashëdimtaren e re të familjes, princeshën Charlotte, duket se jo të gjithë e kanë kapërdirë këtë gjë, mes tyre edhe protagonistja e ”Pride and Prejudice” Keira Knightley.

Aktorja e njohur ka reaguar ashpër përmes një letre të titulluar “Seksi më i dobët”,  drejtuar vogëlushes së saj 3-vjeçare Edie, e cila vetëm tani është bërë publike nga mediat. Në këtë letër, Keira krahason prezantimin e Kate pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Charlotte dhe eksperiencën e saj personale, pasi u bë mama.

“Ajo doli nga spitali shtatë orë pasi lindi, e lyer me makijazh dhe me taka të larta. Fytyra që bota dëshiron të shohë. Fsheh dhimbjen tonë, trupin tonë të ndarë, gjinjtë tanë që rrjedhin, hormonet tona të pakontrollueshme. Duku bukur, duku me stil, mos trego fushëbetejën tënde, Kate”, shkruan ajo.

Knightley vazhdon duke shpjeguar sesa problematike e sheh ajo paraqitjen e Middleton. “Shtatë orë pas luftës tënde me jetën dhe me vdekjen, shtatë orë pasi trupi yt ndahet dhe përgjaket, duke ulëritur që të dalë foshnja. Mos trego. Qëndro atje me vajzën tënde, për t’u fotografuar nga një grup fotografësh meshkuj. Këto gjëra janë të lehta, ndodhin çdo ditë. Ku qëndron problemi? Ka dhe vdekje, nuk duhet të pretendoni që është e lehtë”.-përfundon ajo, duke ndezur një valë debatesh në rrjetet sociale.

Pas