Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takoi Ramën dhe Bashën, pse zyrtari i lartë i DASH shmangu Metën

2021/06/30 at 7:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takoi Ramën dhe Bashën, pse zyrtari i lartë i DASH shmangu Metën

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai pati dhe një drekë pune me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë.


Sipas një njoftimi të ambasadës amerikane, zoti Reeker “përgjatë gjithë takimeve të tij, nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”.

Muajin e kaluar Sekretari Blinken njoftoi vendimin për ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për korrupsion madhor, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Berisha foli për nje vendim “të pabazuar në fakte e prova”. Ndërsa kryetari demokrat Lulzim Basha publikisht është shprehur i keqardhur dhe ka bërë “thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.

Ajo që ra në sy gjatë vizitës së zotit Reeker, ishte dhe mungesa e një takimi me presidentin Iir Meta. Një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.

Kreu i Shtetit shqiptar, veçanërisht muajt e fundit ka qenë në një kurs përplasjeje me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan ndaj zotit Berisha duke e cilësuar atë një “fletërrufe” apo “një akt të shëmtuar, të poshtër e të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, ambasadori Reeker “përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon”. Ai gjithashtu “mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit “përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian”.

Për të dëshmuar mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi, ai bisedoi dhe me një grup magjistratësh që kanë kaluar procesin e vettingut. Një zëdhënës i ambasadës i shpjegoi Zërit të Amerikës se “Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker dhe ambasadorja Kim u takuan me gjyqtarë dhe prokurorë që shënojnë një epokë të re të Drejtësisë shqiptare. Këta magjistratë u zgjodhën sepse përfaqësojnë ata që kanë përmbushur nivelin e integritetit dhe profesionalizimit qoftë duke plotësuar kërkesat e reja rigoroze për t’u bërë shërbëtorë të drejtësisë shqiptare, ose duke kaluar procesin e vështrë por të nevojshëm të vettingut”. Zëdhënësi theksoi më tej se “profesionistë të besuar, si këto gra dhe burra, po krijojnë një sistem drejtësie të pavarur, por llogaridhënës, dhe po punojnë në mënyrë të palodhur për t’i dhënë drejtësi të ndershme dhe të paanshme popullit shqiptar”./ VOA

Etiketa: BashametaRama. Takimreeker


Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Pendarovski: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë

Pendarovski: Përfundimi i presidencës portugeze në BE, lajm i mirë

Qeveria i jep postin e rëndësishëm vajzës së Bashkim Finos

Qeveria i jep postin e rëndësishëm vajzës së Bashkim Finos

Morën mandatin e deputetit, largohen dy zv.ministra

Morën mandatin e deputetit, largohen dy zv.ministra
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com