Aktualitet

Morën mandatin e deputetit, largohen dy zv.ministra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 30/06/21 |
Opi Nion

Qeveria ka bërë disa ndryshime në nivel zëvendësministrash. Me firmën e zv.kryeministrit Erion Braç është vendosur që të lirohet nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Xhafaj nga shtatori do të futet në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 Prillit u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës.

Po ashtu edhe Petro Koçi është lruar ga detyra, i cili lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes për karrigen e deputetit, pasi u zgjodh deputet në Fier.

VENDIMET

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Pas