Kryesore

Takimi i Ramës në Kukës, mbështetësit e opozitës çajnë kordonin e policisë


               Publikuar në : 18:04 - 25/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama do të zhvilloj ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Kukësit.

Por, ashtu si në qytetet e tjera, mbështetësit e opozitës kanë dalë në protestë duke tentuar të bllokojnë rrugë, për të mos lejuar zhvillimin e mitingut të Partisë Socialiste.


Mësohet se protestuesit kanë çarë kordonin e parë të policisë dhe përmes thirrjeve “Rama ik”, po marshojnë drejt aeroportit.

Ndërkohë, në Kukës kanë mbërritur forca të shumta policie që po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll, duke mos lejuar avancimin e protestës/ Opinion.al E.Xh.

Pas