Kryesore

Rama në Kukës: Meta dhe Basha janë rrëzuar


               Publikuar në : 18:48 - 25/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, ndërsa shtoi se presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, janë rrëzuar.

“Është i rrëzuar Ilir Meta, është i rrëzuar Lulzim Basha, se Saliu dhe kur është i rrëzuar duket sikur është në këmbë, është temë tjetër kjo. Nuk po flas për fallxhoren se ajo është e zhytur na kafen turke. Do kisha dashur atje në rrugë, për Bashkimin keni dalë? Unë i kuptoj, por duhet të vihet interesi i familjes në një peshore”,-tha Rama.

Ndërkohë, që Rama mban fjalimin para qytetarëve, mbështetësit e opozitës protestojnë pak metra larg mitingut. Më herët, ata mundën të çanin kordonin e parë të policisë duke marshuar drejt aeroportit./ Opinion.al E.Xh.

Pas