Aktualitet

I gjenden në trup 23 mijë euro, ndalohet 33 vjeçari në Rinas


               Publikuar në : 19:45 - 25/06/19 |
Al Do

Autoritetet policore në aeroportin e Rinasit kanë ndaluar sot një person i cili kishte fshehur në trup 23.250 euro.

Në kuadër të zbatimit të planit për masat dhe forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, forcat e kontrollit kufitar të Rinasit kanë evidentuar rreth orës 16:00 një rast të transferimit të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Kokretisht është ndaluar shtetasi H.LL, 55-vjeç të cilit ju gjetën në trup gjatë kontrollit 23.250 euro të padeklaruara. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Opinion.al

Pas