Kronikë

Kundërshtoi shoqërimin, policia dhunon 61-vjeçarin


               Publikuar në : 20:10 - 25/06/19 |
Opi Nion

Një 61-vjeçar akuzon dy punonjës policie në Libonik të Korçës se e kanë dhunuar pa asnjë arsye.

Albert Shkëmbi, aktualisht ndodhet i shtruar në spital, ndërsa shprehet se ishte pasagjer brenda një automjeti kur është ndaluar nga patrulla e policisë.

Sipas tij, policët i janë drejtuar duke e pyetur; “po ti, pse ke hipur në këtë makinë” duke tentuar ta shoqërojnë në komisariat.

Por, 61-vjeçari ka kundërshtuar shoqërimin e tij në komisariat, gjë e cila ka bërë që efektivët të ushtrojnë dhunë duke i thyer krahun dhe fraktura në kokë./ Opinion.al E.Xh.

Pas