Politikë

Takime disa ditore, zbulohet porosia e Bashës për kryetarët e degëve të PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 22/09/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditësh ka takuar në selinë blu krerët e degëve të kësaj force politike në të gjithë vendin.

Opinion.al mëson se në fokus të këtyre takimeve ka qenë konsultimi për Reformën Territoriale, e cila është një nga çështjet që PD ka paralajmëruar se do të propozojë ndryshime në Kuvend.

PD deklaron se ndryshimet e vitit 2014, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme, nëpërmjet të cilave sipas PD, pushteti lokal do të jetë pranë qytetarëve./ Opinion.al

Pas