Politikë

Takim me Manastirliun, Meta: Rrisni masat mbrojtëse për mjekët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 07/07/20 |
el ida

Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, fokusuar tek sfidat aktuale të përballimit të pandemisë COVID-19.

Kreu i Shtetit siguroi Ministren për mbështetjen e tij të plotë për institucionet shëndetësore, dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së këtij sektori me buxhetin e duhur, si dhe nevojën e rritjes së masave mbrojtëse për mjekët.

Meta dhe Manastirliu theksuan po ashtu domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

Nga ana e saj, ministrja Manastirliu e informoi Presidentin se janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore./Opinion.al

Pas