Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri, jo viktimë e negociatave, por viktimë e drejtësisë

2018/05/04 at 7:23 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
A po i drejtohet politika shqiptare katarsisit?

Nga Mentor Kikia Sajmir Tahiri, në një lëvizje të detyruar, e dorëzoi mandatin e deputetit, duke e shndërruar këtë veprim në një ngjarje historike. Kultura e një vendi demokratik do ta kërkonte që ky veprim të ishte bërë që natën kur dolën përgjimet e para e që tregonin se Audi i famshëm i ish ministrit, herë transportonte cannabis e herë ministrin. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë thotë populli dhe kjo vlen edhe për këtë rast.


Analistët i kanë hequr “këmbët” nga frenat dhe po fantazojnë të gjithë skenarët e mundëshëm të dorëzimit të mandatit. Ishte një vullnet qytetar i Tahirit? Ishte një kërkesë e Ramës? Apo një dorëzim pa kushte para presionit ndërkombëtar? Por, mendoj se ajo që është sot më e rëndësishme, është se çfarë do të ndodhë me hetimin. Dhe këtu topi është në fushën e prokurorisë.

Ka shumë njerëz që, për arsye politike, duan të shikojnë Sajmir Tahirin në burg. Ka shumë të tjerë që, për të njëjtat arsye, duan të shikojnë sërish në zyrë. Ndërsa ka shumë të tjërë që nuk duan as Tahirin në burg as Tahirin në zyrë, por të vërtetën mbi historinë dhe dyshimet për Tahirin. Ne duam të dimë nëse ka qenë apo jo Sajmir Tahiri i implikuar në trafikun e drogës, jo thjeshtë për tu futur në burg, por sepse ai ka qenë Ministri i Brendshëm i vendit tonë dhe ne duhet ta dimë se nga cilët njerëz jemi qeverisur. Ne duhet ta dimë nëse kupola e policisë ka qenë në anën e njerëzve apo në anën e trafikantëve, dhe sërish kjo, jo thjeshtë për të futur disa drejtorë policie në burg, por për të mësuar se kujt ua kishim besuar sigurimë tonë. Kurrupsioni ka qenë bashkëudhëtar i çdo qeverie në këto 28 vjet, por asnjëherë një Ministër i Brendshëm nuk është askuzuar apo dyshuar se ka qenë në krye të trafikut të drogës.

Prokuroria tashmë nuk ka asnjë pengesë ta bëjë punën e saj mirë. Ne nuk duam që ish ministri të shkojë në burg sepse kështu thotë Europa dhe SHBA, se na duhet një peshk i madh në burg. Besoj se Sajmiri nuk është gati që, për hir të negociatave, të flejë disa muaj tek 313-ta. Neve na duhet më shumë se kurrë drejtësia, që Tahiri të marrë atë që i takon, por më shumë se kaq, ky vend të mësojë të vërtetat e një historie që ka muaj që i ka zënë frymën politikës dhe medias. Dhe këtë duhe ta bëjë tani prokuroria. Jo duke ngritur akuza për arsye “integrimi” dhe as duke pushuar çështje për arsye proceduriale. Por duke zbardhur të vërtetën.

Ky do të jetë shansi jo për të dënuar një ministër të brendshëm që ta kemi për CV, jo për të festuar kapjen e një peshku të madh që ta tundim si sukses të reformës, por për të festuar fillimin e drejtësisë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, prokurorja e përkohshme do të mbahet mend si njeriu që do ti japë shkelmin e parë drejtësisë se re që po përpiqemi të ndërtojmë.

Etiketa: mentor kikia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Komisioni i Apelit të UEFA-s nxjerr vendimin për Skënderbeun

Komisioni i Apelit të UEFA-s nxjerr vendimin për Skënderbeun

Ambasada amerikane si ‘dyqan peshku’, Donald Lu vendos gishtin tregues mbi një peshk të madh

Ambasada amerikane si 'dyqan peshku', Donald Lu vendos gishtin tregues mbi një peshk të madh

Ka edhe thashetheme që duhen bërë, ja për cilat bëhet fjalë

Ka edhe thashetheme që duhen bërë, ja për cilat bëhet fjalë
















TE FUNDIT

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit

Mbyllet numërimi në Fier, Zegjine Çaushi fiton mandatin e deputetit
19 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimi i numërimit të votave të diasporës për kandidatët në Qarkun e Fierit. Kandidatja e Partisë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndjeva trysni nga aleatët për të lejuar futjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
19 Maj, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për ta lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare...

Lexo më shumë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
19 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. “Më së shumti...

Lexo më shumë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com