Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Shqiptarët po varfërohen nga monopoli dhe padrejtësia

2026/05/21 at 5:03 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Tabaku: Shqiptarët po varfërohen nga monopoli dhe padrejtësia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Parlamentin e Shqipërisë akuzoi qeverinë se ka ndërtuar gjatë 14 viteve një model ekonomik që favorizon oligarkët, monopolet dhe klientelizmin, ndërsa shtresa e mesme dhe qytetarët e zakonshëm po përballen me rritje të kostos së jetesës, taksa të fshehura dhe mungesë shprese.


Tabaku deklaroi se socialistët erdhën në pushtet me premtimin për barazi dhe drejtësi sociale, por sipas saj Shqipëria sot është “më e shtrenjtë për qytetarët, më e padrejtë për klasën e mesme dhe më e përqendruar në duart e një pakice se kurrë më parë”.

Në fjalën e saj ajo kundërshtoi narrativën zyrtare mbi rritjen ekonomike, duke theksuar se propaganda për “pagën mesatare të rritur” apo “inflacionin nën kontroll” nuk përputhet me realitetin e përditshëm të familjeve shqiptare.

Sipas Tabakut, shqiptarët po përballen me çmime të larta për ushqimet bazë, karburantin, qiratë dhe kreditë e banesave, ndërsa një familjeje shqiptare i duhen pothuajse 20 vite punë vetëm për të blerë një apartament.

Deputetja demokrate e përshkroi modelin ekonomik aktual si “një sistem rente, privilegji dhe patronazhi”, ku sipas saj qytetarët taksohen gjithnjë e më shumë, ndërsa “investitorët strategjikë” dhe oligarkët e lidhur me pushtetin përfitojnë trajtim preferencial.

Një nga pikat kryesore të fjalimit ishte denoncimi i asaj që Tabaku e quajti “taksa e fshehur”. Ajo argumentoi se qeveria nuk ka indeksuar fashat e tatimit mbi të ardhurat me inflacionin, duke bërë që qytetarët të kalojnë automatikisht në nivele më të larta taksimi edhe kur rritja e pagës shërben vetëm për të mbuluar rritjen e çmimeve.

“Mbi 800 mijë punonjës kanë paguar mbi 50 milionë euro më shumë në mënyrë të fshehur vetëm sepse qeveria refuzoi të indeksonte fashat”, deklaroi Tabaku.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për përqendrimin e tregjeve dhe mungesën e konkurrencës, duke përmendur indeksin e lartë të përqendrimit në tregun e miellit, vajit dhe karburanteve, të cilat sipas saj kontrollohen nga shumë pak kompani.

“Kjo nuk është ekonomi tregu por ekonomi klienteliste”, u shpreh deputetja e PD-së, duke akuzuar Autoritetin e Konkurrencës për heshtje përballë monopoleve dhe oligopoleve.

Tabaku e lidhi këtë situatë edhe me prokurimet publike, duke deklaruar se vetëm 20 kompani kanë marrë pothuajse 58% të kontratave publike, ndërsa në shumë raste kompani të caktuara fitojnë shumicën dërrmuese të tenderëve me të njëjtat institucione shtetërore.

Në fund,, ajo paralajmëroi se emigracioni dhe zbrazja e vendit janë pasojë jo vetëm e varfërisë, por edhe e mungesës së drejtësisë, meritokracisë dhe konkurrencës së lirë.

“Shqiptarët nuk po ikin vetëm nga varfëria. Po ikin nga padrejtësia”, deklaroi Tabaku, duke bërë thirrje për një ekonomi që shpërblen punën e ndershme dhe jo lidhjet politike.

Fjala e plotë e deputetes Tabaku

Katërmbëdhjetë vite më parë socialistët hynë në këtë sallë me një premtim të madh. Premtuan barazi. Premtuan drejtësi sociale. Premtuan se do të ndërtonin një ekonomi që do t’i shërbente shumicës dhe jo pakicës. Sot, pas katërmbëdhjetë vitesh, Shqipëria është më e shtrenjtë për qytetarët, më e padrejtë për klasën e mesme dhe më e përqendruar në duart e një pakice se kurrë më parë. Dhe kjo nuk është çështje opinionesh politike. Është realiteti që çdo shqiptar e sheh çdo ditë sapo del nga propaganda dhe përballet me jetën reale. Sepse Shqipëria e vërtetë nuk është ajo e sloganeve për “pagën mesatare”, “rritjen ekonomike” apo “inflacionin nën kontroll”. Shqipëria e vërtetë është ajo e familjeve që numërojnë faturat në fund të muajit, e pensionistëve që nuk përballojnë dot jetesën, e të rinjve që punojnë por nuk arrijnë të ndërtojnë një jetë normale në vendin e tyre. Është Shqipëria ku qytetarët paguajnë më shtrenjtë ushqimet bazë, karburantin, qiranë dhe kreditë e shtëpisë. Është Shqipëria ku një familjeje i duhen pothuajse 20 vite punë vetëm për të blerë një apartament. Dhe diferenca mes Shqipërisë së propagandës dhe Shqipërisë reale është dramatike. Është diferenca mes zhurmës së pushtetit dhe heshtjes së shumicës që po varfërohet. Problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e rritjes ekonomike. Problemi është se kjo rritje është kapur nga një pakicë. Ky është thelbi i modelit tuaj ekonomik: një model ku qytetari paguan më shumë, ndërsa oligarku paguan më pak. Një model ku tregu nuk është më treg, ku shteti nuk mbron konkurrencën dhe ku ekonomia është kthyer në një sistem rente, privilegji dhe patronazhi. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Është ndërtuar hap pas hapi gjatë këtyre 14 viteve. Ju flisni për pagën mesatare prej 800 eurosh, por shumica e shqiptarëve nuk marrin pagë mesatare. E vërteta është se rritja ekonomike ka shkuar më shumë tek pakica në majë sesa tek njerëzit e zakonshëm. Prandaj propaganda juaj flet për statistika, ndërsa qytetarët flasin për mbijetesë. Kjo është ekonomia juaj: një ekonomi ku statistikat pasurohen më shpejt se qytetarët. Ndërkohë që qytetarët mezi mbajnë familjen, ju keni ndërtuar një sistem të tërë për të nxjerrë para nga xhepat e tyre pa e kuptuar as vetë. Le të marrim shembullin e taksës së fshehur. Prej vitesh nuk keni indeksuar fashat e tatimit mbi të ardhurat me inflacionin. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se një mësues, një infermier, një inxhinier apo një punonjës privat, sapo merr një rritje page vetëm për të mbuluar rritjen e çmimeve, kalon automatikisht në një fashë më të lartë taksimi. Pra fuqia blerëse nuk i rritet, por shteti i merr më shumë para. Ky është sistemi që keni ngritur: një sistem ku qytetari taksohet në heshtje, ndërsa pushteti shpërndan privilegje me zë të lartë. Një vjedhje me faturë shteti. Mbi 800 mijë punonjës formalë kanë paguar mbi 50 miliardë lekë më shumë vetëm sepse qeveria refuzoi të indeksonte fashat. Dhe pyetja është: ku shkojnë këto para? A shkojnë për pensionet? Për shëndetësinë? Për arsimin? Jo. Këto para përdoren për të mbajtur në këmbë sistemin e privilegjeve. Sepse ndërkohë që qytetari paguan gjithnjë e më shumë, “investitori strategjik” paguan pothuajse asgjë. Një qytetar i zakonshëm paguan efektivisht 23 deri në 27% taksa, ndërsa një investitor strategjik rreth 1.3%. Pra punëtori shqiptar taksohet më shumë se oligarku i lidhur me pushtetin. Ju i thoni kapitalizëm. Por në të vërtetë është feudalizëm modern me VKM dhe ligje me porosi. Dhe ndërkohë që qytetarët paguajnë më shumë taksa, ju keni lejuar që tregu të kapet nga oligopolet. Një nga arsyet më të forta për çmimet e larta është pikërisht tregu i monopoleve me bekimin tuaj politik. Shqiptarët nuk hanë statistika. Familjet shqiptare shpenzojnë shumicën e të ardhurave për ushqim, energji dhe qira. Dhe pikërisht aty çmimet janë rritur më shumë. Shifrat tregojnë se inflacioni real për shtresat më të varfra ka qenë shumë më i lartë se inflacioni zyrtar. Pra shqiptarët jetojnë një realitet shumë më të rëndë sesa ai që raporton qeveria. Pse ndodh kjo? Sepse tregu nuk është më i lirë. Kur tregu kontrollohet nga pak kompani, nuk kemi më konkurrencë. Kemi monopol. Kemi oligopol. Kemi çmime të diktuara. Dhe në fund paguan qytetari shqiptar. Kur çmimet rriten në bursë, ato rriten menjëherë në Shqipëri. Kur bien në bursë, ato nuk bien kurrë për qytetarët. Diferenca kthehet në fitim për oligopolet. Ky është inflacioni i lakmisë. Një sistem ortakërie mes pushtetit dhe monopoleve ku fiton pakica dhe paguan shumica. Shqiptarët nuk po varfërohen vetëm nga inflacioni. Po varfërohen nga monopoli. Dhe kush duhet të mbronte konkurrencën? Autoriteti i Konkurrencës. Por ai hesht. Sepse në Shqipëri nuk kemi ekonomi tregu. Kemi ekonomi klientele. Në Shqipërinë e sotme nuk fiton më ai që konkurron më mirë. Fiton ai që lidhet më mirë me pushtetin. Dhe ndërkohë që një pakicë pasurohet, shumica mbahet në këmbë me patronazhim dhe punësime elektorale. Ju nuk po zgjeroni shtetin për t’u shërbyer qytetarëve. Po e zgjeroni për t’i kontrolluar ata. Dhe kështu krijohet cikli i mbyllur: qytetari taksohet, oligarku privilegjohet, monopolet pasurohen, administrata zgjerohet dhe pushteti blihet me paratë e qytetarëve. Ky është modeli juaj. Ndërkohë Shqipëria po zbrazet. Të rinjtë largohen jo sepse nuk e duan Shqipërinë, por sepse nuk shohin drejtësi, meritokraci dhe shpresë. Shqiptarët nuk po ikin vetëm nga varfëria. Po ikin nga padrejtësia. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë. Ka nevojë për frymëmarrje ekonomike, për konkurrencë, për klasë të mesme, për meritokraci dhe për drejtësi ekonomike. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për një shtet që nuk punon për pakicën kundër shumicës. Sepse kur qytetari humbet besimin tek tregu, tek shteti dhe tek drejtësia, ai humbet besimin tek vetë e ardhmja. Prandaj kjo nuk është vetëm një betejë për ekonominë. Është betejë për vetë Shqipërinë.



Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Para
Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës

BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje

Zbardhet raporti i IBAR, BE kërkon luftë më të ashpër ndaj korrupsionit

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
















TE FUNDIT

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
10 Qershor, 2026

  Vijon protesta qytetare në ditën e saj të 11-të. Me fjalime dhe pankarta që kërkojnë largimin e klasës politike...

Lexo më shumë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}